Spitali i Pejës zvogëlon 40 shtretër, qytetarët të shqetësuar

Në korridoret e Spitalit të Pejës, Rexhep Bytyqi thotë që pret të vizitojë nënën e tij. Ai thotë se në dhomën ku ajo qëndron janë tre pacientë, në një hapësirë të ngushtë. Ndërkohë, që nga e premtja, ky spital funksionon me rreth 40 shtretër më pak vendim ky i miratuar nga Bordi i SHSKUK-së, pas…

Lajme

08/12/2025 21:23

Në korridoret e Spitalit të Pejës, Rexhep Bytyqi thotë që pret të vizitojë nënën e tij.

Ai thotë se në dhomën ku ajo qëndron janë tre pacientë, në një hapësirë të ngushtë.

Ndërkohë, që nga e premtja, ky spital funksionon me rreth 40 shtretër më pak vendim ky i miratuar nga Bordi i SHSKUK-së, pas kërkesës së vet spitalit të Pejës.

“Qetash e kom edhe nënën aty, tre veta në një dhomë shumë ngusht me i kqyr aty a me hi a mos me hi spo di, kjo ka nevojë për mashumë shtretër e jo me i hek tash nuk e di kta i dinë punt e veta ma mirë por mirë sosht”, ka thënë Bytyqi.

E se ky nuk është një vendim i duhur e thonë edhe qytetarë të tjerë.

“Nuk është vendim i mirë, për mendim temin duhet mu shtu hala shtretër se ka pacienta që rrinë edhe nëpër korridore”, ka thënë qytëtari.

“Nuk mundet me kon vendim i duhur kur ka mungesë e me i largu. Nuk është dasht valla, na vim ma rrall se jemi të Klinës anej amo pa marr parasysh ktu gjithë mungesë sa rendi tu prit, me i shtu u kon ma mirë e jo me i hek”, është shprehur tutje qytetari tjetër.

Mirëpo ka nga ata që thonë që spitali e di më mirë nese ka apo jo nevojë për këta shtretër.

“Fillimisht nuk kam njohuri që i  kan largu, por edhe nese i kan largu ata janë njerëz kompetent, që i vlerësojn a ka nevojë për ato shtretër apo jo, kur ka nevojë munden prap me i vendosë kshtu qe nese nuk ka nevojël i hekin”, ka thënë qytetari Elezaj.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë me një përgjigje më shkrim për televizionin kanë jepur arsyet se pse ka ardhur ky vendim.

“Vendimi është marrë mbi analiza shumëvjeçare, të cilat tregojnë se shfrytëzueshmëria e shtretërve ka qenë vazhdimisht e ulët, edhe në periudhat me ngarkesë më të lartë. Po ashtu, rajoni i Pejës ka rënie të popullsisë dhe ndryshim demografik, ndërsa shërbimet moderne mjekësore kanë ulur nevojën për shtrime të gjata. Numri i pacientëve të shtrirë ka qenë më i ulët se kapacitetet reale, kryesisht për shkak të rënies së popullsisë, rritjes së trajtimeve ambulatore dhe procedurave ditore që më herët kërkonin shtrim. Edhe në periudha të ngarkuara, një pjesë e shtretërve mbeteshin të pambushur”, thuhet në njoftimin e spitalit të përgjithshëmë të Pejës.

Sipas spitalit të Pejës, ata vazhdojn të kenë kapacitete të mjaftueshme për të gjitha rastet që kërkojnë hospitalizim, shtretërit thjesht riorganizohen dhe mund të rikthehen çdoherë nëse paraqitet nevojë.

Ndërsa gjatë ditës televizioni ka pritur që të marrë një përgjigje edhe nga Sherbimi Spitalor Klinik Universitar por të njejtit deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer një përgjigje.