Spitali i Mitrovicës me njoftim për incidentin në Skenderaj, thotë se dy persona kanë kërkuar trajtim
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka bërë të ditur se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar trajtim mjekësor emergjent rreth orës 13:10. “Sipas njoftimit të spitalit, të dy personat kanë pasur shenja lëndimesh, ku njëri ka pësuar lëndime fizike në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri gërvishtje trupore, raporton lajmi.net “Të dy personat kanë shenja-…
Lajme
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka bërë të ditur se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar trajtim mjekësor emergjent rreth orës 13:10.
“Sipas njoftimit të spitalit, të dy personat kanë pasur shenja lëndimesh, ku njëri ka pësuar lëndime fizike në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri gërvishtje trupore, raporton lajmi.net
“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishtje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në reagim.
Më herët gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka sulmuar fizikisht zëvendësministrin e Financave, Hysni Mehani, i cili është njëherësh kandidat për deputet dhe kryetar i qendrës së VV-së në Skenderaj.
Nga ana tjetër, Lushtaku ka mohuar pretendimet për sulm fizik, duke deklaruar se reagimi ka ardhur nga qytetarët pas mënyrës se si, sipas tij, Mehani iu drejtua atij.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/