Gjendet e vdekur 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Deçan

Një 55-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur në Deçan është gjetur pa shenja jete, dy ditë pasi familja kishte raportuar zhdukjen e saj. Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar për Klankosova.tv kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa rastin e kanë bërë të ditur edhe familjarët e viktimës. 55-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur më…

Lajme

14/05/2026 15:35

Një 55-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur në Deçan është gjetur pa shenja jete, dy ditë pasi familja kishte raportuar zhdukjen e saj.

Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar për Klankosova.tv kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa rastin e kanë bërë të ditur edhe familjarët e viktimës.

55-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur më 12 maj, ndërsa kërkimet për gjetjen e saj kishin vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me angazhimin e policisë, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës.

Rrethanat e vdekjes së saj nuk janë bërë ende të ditura.