Spiropali thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë. Ajo në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është krucial për kombin shqiptar. Kryekuvendarja shqiptare foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se i njëjti duhet të përfundojë me njohje…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë.
Ajo në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është krucial për kombin shqiptar.
Kryekuvendarja shqiptare foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se i njëjti duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Dialogu Kosovë-Serbi duhet te ketë medoemos njohjen reciproke përmes arritjes së marrëveshjes përfundimtare”, tha ajo.
Ajo dënoi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit veri të Kosovës.
Ndërkaq, tha se po ndjek me shqetësim edhe çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriun.