Spektakël nga WBA, përmbysë rezultatin ndaj Chelsea
Me rezultat 2-1 në të mirë të West Bromich Albion është mbyllur pjesa e parë mes Chelsea dhe WBA.
Sport
Christian Pulisic ishte lojtari që zhbllokoi ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 27-të, shkruan lajmi.net.
Vetëm dy minuta më pas, Thiago Silva bëri një ndërhyrje që e largoi atë nga loja (pasi mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshje).
Matheus Pereira shënoi dy herë në pjesën e parë për WBA-në dhe tani ata janë në avantazh ndaj Bluve.
Thomas Tuchel nuk ka asnjë humbje si trajner i Chelseas deri tani./Lajmi.net/