Spektakël në kryeqytet – Flamurtari merr tri pikë kundër Dukagjinit, në thrillerin e shtatë golave
Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen Flamurtari – Dukagjini.
Sport
Ndeshja e luajtur në kryeqytet, mes Flamurtarit dhe Dukagjinit, ka dhuruar spektakël, ku u panë plot shtatë gola, shkruan lajmi.net.
Skuadra e vogël e kryeqytetit arriti të shënonte katër herë, për të siguruar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e gjashtë, duke gjetur golin me Shalën. Mysafirët reaguan shpejtë dhe në minutën e 26’ rezultati shënonte 1:1, pas golit të Kamara.
Pjesa e dytë tregoi plot pesë gola. Flamurtari shënoi tri gola radhazi për të shkuar në 4:1, me golat e Maliqi (52’), Lloga (54’) dhe Shala (60’).
Rezultatin final e vendosën Dushi me golin e minutës së 78’ dhe Kamar me golin e minutës së 82’, për rezultatin 4:3.
Flamurtari kështu shkon në kuotën e 40 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë tashmë. Dukagjini mbetet në pozitën e fundit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/