Specialja: Katër të akuzuarit të shpallen fajtorë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm
Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori, Matt Halling tha se katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe duhet të shpallen të tillë. “…ata duhet të shpallen fajtorë dhe janë fajtorë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha prokurori Halling. Prokurori përpara kësaj tha se të akuzuarit kanë ruajtur dhe avancuar fokusin e tyre…
Lajme
Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori, Matt Halling tha se katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe duhet të shpallen të tillë.
“…ata duhet të shpallen fajtorë dhe janë fajtorë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha prokurori Halling.
Prokurori përpara kësaj tha se të akuzuarit kanë ruajtur dhe avancuar fokusin e tyre ndaj oponentëve përmes deklaratave dhe rregulloreve. Sipas tij, këto rezultuan me ndëshkimin e këtyre personave.
“Të akuzuarit kanë ruajtur dhe avancuar fokusin e viteve të mëhershme të UÇK-së që oponentët iu kushtonin shumë atyre në kuptimin që nuk po i lejonin që ata të kishin kontroll të plotë mbi Kosovë. Ata kanë nxjerrë komunikata publike dhe deklarata që kanë dënuar, kërcënuar dhe që janë zotuar që do i ndëshkojnë këta oponentë dhe këta oponentë në fund sigurisht që u ndëshkuan”, tha ai.
Prokurori shtoi se të akuzuarit kanë nxjerrë rregullore që kanë kodifikuar trajtimin e pamëshirshëm i cili ndodhi më pas ndaj oponentëve.
“Ata kanë përgatitur e kanë nxjerrë rregulla e rregullore duke kodifikuar trajtim të pamëshirshëm dhe më pas trajtimi i pamëshirshëm ndodhi vërtetë në realitet. Të akuzuarit kanë vepruar në përputhje me deklaratat e bëra nga vetë ata dhe kontribuuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në disa prej krimeve të ngritura në aktakuzë”, tha ai.
Halling tha se personat që ishin besnikë ndaj këtyre të akuzuarve e kanë bërë të njëjtën gjë.
“Autorët e veprave nuk janë ndëshkuar sepse krimet ndaj oponentëve ishin pjesë e asaj se çka të akuzuarit kishin planifikuar që të bënin që prej fillimi dhe kjo ka ndodhur gjithandej”, tha Halling.
Ai tha se kjo ka ndodhur në mbi 50 qendra ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore.
“Dokumentacioni dhe procesverbali i kësaj çështjeje tregon historinë se të akuzuarit duke bërë atë që kishin thënë që do bënin i çon ato në një qëndrim tonin që ata duhet të shpallen fajtorë dhe janë fajtor përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha tutje prokurori.
Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar të mërkurën më 18 shkurt 2026, ku ndër tjerash do të dëgjohen edhe deklarata nga ana e të akuzuarve.