Spanja vendos: Ndeshjet ndaj klubeve italiane luhet me dyer të mbyllura

Qeveria spanjolle raportohet se ka vendosur të luajë ndeshjet evropiane kundër klubeve italiane pas dyerve të mbyllura si një masë paraprake kundër shpërthimit të koronavirusit.

Sport

04/03/2020 17:03

Liga italiane është prekur nga shpërthimi dhe ndeshjet po shtyhen nga çdo kampionat pothuajse.

Në Spanjë ata tani janë të shqetësuar për tifozët italianë që vijnë për takimet evropiane dhe të përditshmes atje shkruajnë se këto sfida do luhen pa spektatorë, transmeton lajmi.net.

Marca shkruan se UEFA po “ndjek rekomandimet e Ministrit të Shëndetësisë” dhe do i mbyll dyert për ndeshjet Valencia-Atalanta (1-4) dhe Getafe-Inter.

Në Ligën e Kampionëve, Barcelona po përgatitet gjithashtu për të pritur Napolin në ‘Camp Nou’ dhe Roma duhet të udhëtojë për të luajtur me Sevillan në Ligën e Evropës.

Mundo Deportivo pretendon se dy lojërat e përmendura “janë duke pritur” për një vendim, ndërsa Sport shkruan se “Barcelona-Napoli nuk është në rrezik të një epidemie”.

Përfundimisht mund të përfundojë me katër ndeshje pas dyerve të mbyllura edhe në Spanjë për ekipet italiane. /Lajmi.net/