Spanja përshëndetet me fitore

Spanja është përshëndetur nga Botërori i Brazilit me fitore ndaj Australisë, 3:0. Villa, Torres dhe Mata i shënuan golat e “Stuhisë së Kuqe”, e cila zhgënjeu plotësisht në këtë eveniment.

Sport

23/06/2014 20:55

Spanja e mbylli eksperiencën në Botëror, pas fitores 3:0 ndaj Australisë, në ndeshjen e fundit të Grupit B.

David Villa e ka kaluar në avantazh ekipin e Vicente del Bosques në minutën e 36-të, ndërsa Fernando Torres e shtoi epërsinë në minutën e 69-të.

Golin e fundit për spanjollët e realizoi Juan Mata në minutën e 82-të.

Për kampionin e botës merr fund këtu eksperienca në Botëror, pas humbjeve që i pësoi nga Holanda dhe Kili.

Ndërkaq, “Kangurët” e mbyllën këtë përvojë pas e shijuar asnjë pikë.