Spanja – Holanda, formacionet e mundshme

Spanja dhe Holanda do të zhvillojnë përsëritjen e finales së Kampionatit botëror 2010 me ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit B. Këto janë formacionet e mundshme të ballafaqimit.

Sport

13/06/2014 09:46

Spanja dhe Holanda do të ndeshen sonte në kuadër të duelit kryesor të ditës së dytë në Kampionatin botëror 2014.

Në përsëritje të finales së vitit 2010 në Afrikën e Jugut, kampioni në fuqi do të ndeshet me skuadrën të cilën e mposhti katër vjet më parë me golin e mesfushorit Anders Iniesta, në vazhdime.

Por, Holanda do të jetë në kërkim të hakmarrjes edhe pse nuk do të jetë lehtë. Sipas njoftimeve të fundit, këto mund të jenë formacionet bazë të skuadrave. Ndeshja fillon në ora 21:00.

Spanja (4-2-3-1): Casillas; Azpilicueta, Ramos, Piqué, Alba; Xabi Alonso, Busquets; Silva, Xavi, Iniesta; Diego Costa.

Holanda (4-2-3-1): Cillesen, Janmaat, Vlaar, Martins Indi, Blind; de Jong, Clasie; Robben, Sneijder, Lens; van Persie.