Spalletti e komenton ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari i ndeshjes Inter – Juve

Interi e ka humbur 2:3 derbin e Italisë ndaj Juventusit në ‘San Siro’.

Sport

28/04/2018 23:56

Kanë mjaftuar disa vendime kontroverse të gjyqtarit Daniele Orsati për të hapur një çështje në futbollin italian.

Orsati tregoi një karton të kuq për Vecinon e Interit në minutën  15’ të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë nuk e tregoi të kuqin për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, në një ndërhyrje të tij në Rafinhan.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti ka thënë se e ka të vështirë ta vlerësojë paraqitjen e Orsatit, por shton se nuk ka pasur një trajtim të balancuar të situatave.

“Është e vështirë për mua që të vlerësoj…Nuk mendoj se ka pasur një trajtim tërësisht të balancuar të situatave”, ka deklaruar trajneri i Interit pas ndeshjes./Lajmi.net/