Spahiu: Haradinaj i ka gjasat më të mëdha nga të gjithë të bëhet president

Analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuat se Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është para të tjerëve në “garë” për ta marrë në drejtim Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Lajme

22/01/2021 23:56

“Nga të gjithë kandidatët potencialë Haradinaj i ka gjasat më të mëdha. Nëse analizojmë situatën politike ai ka gjasat më të mëdha”, është shprehur Spahiu.

Ai ka thënë se Haradinaj ka bërë gabim duke folur tash për idenë e bashkimit kombëtar.

“Bashkimi Kosovë-Shqipëri nënkupton shkatërrimin o të Shqipërisë, o të Kosovës. Nuk mund të ketë dy kryeqytete, o Tirana o Prishtina. Është gabim i tij, por të gjithë politikanët tanë gabojnë”.

“Është gabim fatal i tij. Albin Kurti ka hequr dorë nga kjo ide, kurse Haradinaj që ka kontribuar për sovranitetin e Kosovës. Absolutisht tani nuk mund të përfitojë asgjë në fushatë. Nuk guxon të luajë as për efekt elektoral me pavarësinë e vendit.