SpaceX, gati për nisje në vitin 2020

2019 ishte një vit absolutisht i ngjeshur për SpaceX. Kompania nisi një seri misionesh për klientët e saj, bëri përparim të mirë në anijen e saj kozmike të Crew Dragon për NASA, dhe filloi të lançojë satelitët e saj të komunikimit Starlink.

Auto & Tek

02/01/2020 13:56

Viti 2020 premton që të jetë i ngarkuar me misione të shumta dhe kompania nuk po shpenzon kohë duke e rikthyer programin e saj qysh ne fillim të vitit me 6 janar.

Misioni fillimisht ishte menduar të ndodhte me 30 dhjetor, por vonesat e detyruan SpaceX që të shtyjë misionin, transmeton lajmi.net.

Vetë misioni, i njohur si Starlink-2, do të jetë i treti nga shumë nisma të planifikuara të Starlink, duke dërguar një 60 satelitët e vegjël të komunikimit të SpaceX në orbitën e Tokës. Është hera e dytë që SpaceX do të nisë një ngarkesë prej 60 satelitësh të saj në një kohë.

Planet madhështore të SpaceX për projektin e tij Starlink përfshijnë dhjetëra lëshime në vit dhe mijëra satelitë të vegjël të dërguar në orbitën e Tokës.

Satelitet, pasi pozicionohen saktë, do të ofrojnë një rrjet komunikimi dhe qasje të të dhënave me shpejtësi të lartë në pjesë të botës që aktualisht mungojnë. Do të kushtojë miliarda dollarë të SpaceX për të bërë të gjitha këto.

Duket e shkëlqyeshme, por jo të gjithë në bord kanë qenë të pajtimit, dhe shumë astronomë kanë qenë jashtëzakonisht kritikë ndaj planit të SpaceX për shkak të ndikimit të tij të mundshëm në vëzhgimet e hapësirës me bazë Tokën. /Lajmi.net/