Sot zhvillohet derbi në Premier Ligë, Chelsea pret Liverpoolin

Në kuadër të xhiros së 29 në ligën angleze zhvillohet një super ndeshje. Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’ Liverpoolin, transmeton lajmi.net. Deri më tani këtë sezon të dy skuadrat ndodhen në një situatë të vështirë. Synimi i tyre është një vend në Ligën e Kampionëve, por duke parë tabelën një gjë e tillë është…

Sport

04/04/2023 07:08

Në kuadër të xhiros së 29 në ligën angleze zhvillohet një super ndeshje.

Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’ Liverpoolin, transmeton lajmi.net.

Deri më tani këtë sezon të dy skuadrat ndodhen në një situatë të vështirë.

Synimi i tyre është një vend në Ligën e Kampionëve, por duke parë tabelën një gjë e tillë është vështirë të ndodh.

Chelsea ndodhen në vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara nga 28 xhiro.

Ndërsa, ‘Reds’ pozicionohen në vendin e tetë me 42 sosh.

Pavarësisht renditjes në tabelë, ndeshja e sotme pritet të jetë interesante.

Për ‘Blutë e Londrës’ ky takim vije në një moment të vështirë, pasi Graham Potter u shkarkua së fundmi nga posti i trajnerit.

Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 21:00, në ‘Stamford Bridge’./Lajmi.net/