Sot shorti për fletëvotim

Shorti për radhitjen e subjekteve në fletëvotim do të mbahet sot, në orën 13:00, në një hotel në periferi të Prishtinës.

Lajme

19/09/2013 08:38

Të 103 subjektet politike të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do ta kuptojnë sot numrin e tyre rendor në fletëvotim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se shorti për radhitjen e subjekteve në fletëvotim do të mbahet sot në orën 13:00 në një hotel në periferi të Prishtinës.

Zyrtarë të KQZ’së bëjnë të ditur se radhitja e subjekteve politike në fletëvotim pritet të fillojë nga numri 40 në mënyrë që asnjërit subjekt të mos i jepet privilegji i të qenit numër 1, qoftë edhe nëse fati e thotë një gjë të tillë.