​“Sot nis rrugëtimi i “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, Rumania pengesa e parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe pengesa e parë do të jetë Rumania. Ballafaqimi me rumunët do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45. Para ndeshjes, në një konferencë për media trajneri Franco Foda tha…

Sport

06/09/2024 08:53

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe pengesa e parë do të jetë Rumania. Ballafaqimi me rumunët do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, në një konferencë për media trajneri Franco Foda tha se skuadra është e përgatitur në maksimum për ta kërkuar fitoren ndaj Rumanisë.

Dëshirën e madhe për “hakmarrje” ndaj rumunëve e ka shprehur edhe sulmuesi Vedat Muriqi. Ai para mediave deklaroi se nuk e sheh Rumaninë shumë përpara Kosovës në futboll, andaj do të luhet ndaj tyre vetëm për tri pikë të plota.