​KFOR: Trupat e “veçanta” britanike arrijnë në Kosovë për stërvitje 6-javore

KFOR-i ka njoftuar se personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë “The Rifles” të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur në Kosovë për një dislokim të planifikuar më herët. Sipas zëdhënësit të KFOR-it, batalioni është pjesë e Forcës Rezervë Strategjike dhe ardhja e tij është pjesë e dislokimit rutinë. Gjatë 6 javëve të ardhshme, pjesëtarët…

Lajme

28/09/2026 16:29

KFOR-i ka njoftuar se personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë “The Rifles” të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur në Kosovë për një dislokim të planifikuar më herët.

Sipas zëdhënësit të KFOR-it, batalioni është pjesë e Forcës Rezervë Strategjike dhe ardhja e tij është pjesë e dislokimit rutinë. Gjatë 6 javëve të ardhshme, pjesëtarët e tij do të zhvillojnë disa aktivitete stërvitore.

“Dislokimi i këtij batalioni nga Mbretëria e Bashkuar nuk përbën ndryshim të mandatit të KFOR-it. Ai nuk është as pjesë e procesit të nisur për përshtatjen e vendosjes së forcave të KFOR-it, me qëllim që misioni të vazhdojë t’u përgjigjet nevojave”, thuhet në një njoftim të KFOR.