Sot në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se sot, më 4 gusht, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me masë mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta. “Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30,…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se sot, më 4 gusht, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me masë mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.
“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius ose më shumë”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.
Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin e përkohshëm dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.