Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës së mbledhjes që mbahet me fillim nga ora 10:00 do të jenë disa pika. Në të pritet të miratohet nominimi i anëtarëve të KKZ-ve në Klinë, Pejë dhe Viti, të cilët do të zëvendësohen me anëtarët që kanë dhënë heqje…

Lajme

10/07/2025 08:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës së mbledhjes që mbahet me fillim nga ora 10:00 do të jenë disa pika.

Në të pritet të miratohet nominimi i anëtarëve të KKZ-ve në Klinë, Pejë dhe Viti, të cilët do të zëvendësohen me anëtarët që kanë dhënë heqje

“Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Edukim dhe Informim për realizimin e aktiviteteve informuese nga ZEKKZ-të për Zgjedhjet Lokale 2025”, është pika tjetër që diskutohet sot nga KQZ-ja.