Sot mblidhet kabineti qeveritar, 18 pika në rend të ditës për t’i shqyrtuar
Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Mbledhja është thirrur për në ora 10:00. Në këtë mbledhje kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë 18 pika të rendit të ditës, transmeton lajmi.net. Në mesin e pikave të cilat pritet të shqyrtohen është edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e…

Lajme
Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja është thirrur për në ora 10:00.
Në këtë mbledhje kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë 18 pika të rendit të ditës, transmeton lajmi.net.
Në mesin e pikave të cilat pritet të shqyrtohen është edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.
Në mbledhjen e sotme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime./Lajmi.net/