Sot mbahet Çmimi i Madh i Miamit në Formula 1

Sot do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Miamit që zhvillohet në Florida.

Sport

08/05/2022 08:56

Grand Prix i Miami është garë në Formula 1 pjesë e Kampionatit Botëror për F1 2022, e cila do të ketë ngjarje që zhvillohen në Autodromin Ndërkombëtar të Miamit.

Gara është e vendosur në kompleksin e stadiumit Hard Rock, në Miami Gardens.

Kjo është një pistë në të cilën do të zhvillohen paraqitje të ndryshme dhe shumë emocionuese për pilotët e Formula 1.

Garën do të nisin nga pozitat e para ekipi i Ferrarit, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Pas tyre vije Red Bulli me pilotët Max Verstappen dhe Sergio Perez, ndërsa Lewis Hamilton nis garën nga pozita e gjashtë.

Gara fillon sot në orën 21:30./Lajmi.net/