Sot luan Kosova ndaj Qipros – kjo është renditja e dy kombëtareve në FIFA

Kosova sot do të luajë ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

Sport

02/06/2022 16:35

Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në Qipro, transmeton lajmi.net.

Sa i përket kundërshtarit me të cilin do të përballen “Dardanët”, ata gjenden vetëm dy pozita më lart në renditjen e FIFA-s.

Kosova gjendet në vendin e 107 në ranglistën e përgjithshme, ndërsa Qiproja në vendin e 105.

Për “Dardanët” fitorja do të jetë e domosdoshme për t’ia filluar më këmbë të mbarë këtij cikli ndeshjesh. /Lajmi.net/