Sot ka pafund, por ja kur u publikua videoja e parë në ‘Youtube’

Platforma “Yotube” tashmë inkason një numër të madh videosh, por shumë pak njerëz kanë njohuri mbi atë se cila është videoja e parë e publikuar në këtë platformë dhe kur.

Fun

03/05/2019 12:20

“Me at the zoo” (Unë, në kopshtin zoologjik) u publikua më 23 prill të vitit 2005 dhe konsiderohet si videoja e parë që u publikua në ‘Youtube’, transmeton lajmi.net.

Videoja 18-sekondëshe ka tashmë 67.9 milionë klikime, 1.9 milionë pëlqime dhe mbi 2 milionë komente.

Videoja u publikua nga Jawed Karim, njëri nga themeluesit e kësaj platforme. /Lajmi.net/