Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot do të hapet tuneli i Llogarasë. Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. “Dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë…

Lajme

05/07/2024 08:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot do të hapet tuneli i Llogarasë.

Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“Dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Tuneli i Llogarasë, pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Gjatësia e tunelit do të jetë prej afro 6 kilometrash.