Sot feston ditëlindjen Young Zerka

Young Zerka vetëm se ka pranuar urimet e para nga miqtë dhe fansat.

ShowBiz

01/05/2020 11:19

Këngëtari nga Korça Donald Najtellari, i njohur me nofkën Young Zerka, i cili ka bërë për vete publikun shqiptar me stilin unik të këndimit, sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Artisti ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan ‘Mosha është vetëm një numër’ ku dhe mori një seri urimesh nga kolegët dhe fansat e tij.

Ai gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv edhe në muzikë duke publikuar një album, dhe duke sjellë edhe disa bashkëpunime me artistë të ndryshëm.

https://www.instagram.com/p/B_nvrzPHYn9/