Sot Dita Ndërkombëtare e Mjedisit
44 vjet më parë Asambleja e Përgjithshme e OBK-së caktoi 5 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Lajme
Qëllimi ishte që të shtohet vetëdija rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 qershori i vitit 1972, u zgjodh kjo sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Lidhur me këtë datë edhe në Kosovë do të organizohen aktivitete pastrimi nga disa organizata për mbrojtjen e mjedisit.