Sot bota e teknologjisë i ka sytë nga Apple

Sot bota e teknologjisë i ka sytë nga Apple, pasi që pritet të publikohen dy versione të reja të iPhone.

Auto & Tek

09/09/2015 09:50

Apple nuk ka folur shumë për thashethemet që janë bërë tashmë e disa muaj për modelet e reja, duke dashur të qëndrojë e heshtur deri sot në ngjarjen që do ta mbajë në San Francisko.

Analistë teknologjik parashikojnë se Apple do të publikojë celularët së bashku me një Apple TV që mund të sjellë diçka të re në sektorin e transmetimit online të TV-së, që dominohet nga Netflix.

Përmirësimi i iPhone është një gjë e sigurt, pasi që këtë e bën çdo herë kompania në çdo shtator, transmeton Lajmi.net.

Përmirësimi pritet të përfshijë një procesor më të shpejtë dhe kamera më të mira. Modelet e reja të iPhone do të kenë gjithashtu edhe teknologjinë e re ‘force touch’, që e lejon përdoruesin ta kontrollojë pajisjen bazuar në atë se sa shumë e prekë ekranin.

Sapo të fillojë ngjarja e madhe e Apple, Lajmi.net do të ju sjellë të gjitha detajet mbi atë çfarë kjo kompani do të zbulojë në ngjarjen e saj.