Soresen në ShBA, i bëri bashkë në një takim ambasadorin e Kosovës dhe të Serbisë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, danezi Peter Sorensen, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga emërimi në këtë post në muajin shkurt të këtij viti. Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse ai është takuar me zyrtarë të administratës së presidentit Donald Trump,…

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, danezi Peter Sorensen, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga emërimi në këtë post në muajin shkurt të këtij viti.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse ai është takuar me zyrtarë të administratës së presidentit Donald Trump, megjithatë, Sorensen ka ushtruar disa nga përgjegjësitë e tij si ndërmjetës edhe gjatë kësaj vizite, transmeton lajmi.net
Në SHBA, Sorensen ka mbledhur ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, atë të Serbisë, Dragan Sutanovac, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në një takim të zhvilluar në ambasadën e BE-së në Uashington. Ata janë pritur nga ambasadorja e BE-së në SHBA, Jovita Neliupšienė.
Përmes një postimi, Neliupšienė ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për çështje kyçe që lidhen me rajonin:
“Kënaqësi të mirëpres Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Sorensen gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në këtë pozitë. Krahas ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor, në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi. Uniteti është çelësi për të ecur përpara”, ka thënë ambasadorja Neliupšienė./lajmi.net/
A pleasure to welcome @EUSR_Dialogue Sørensen during his first visit to the US in this role. Alongside Ambassadors from the Western Balkans, security, stability, and enlargement were on the agenda. Unity is the key to move forward. pic.twitter.com/iPJlE2aWY7
— Jovita Neliupšienė (@EUAmbUS) July 7, 2025