Sorensen njofton për takimet me Bajramin e Petkoviqin: Përcaktuam planin tonë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e ndara që ka pasur në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajramin dhe Petar Petkoviq. Sorensen ka thënë se në këto takimet kanë folur për planin e punës për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net “Këtë javë mbajtëm takime…

Lajme

13/05/2026 16:18

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e ndara që ka pasur në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajramin dhe Petar Petkoviq.

Sorensen ka thënë se në këto takimet kanë folur për planin e punës për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net

“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy Kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen./Lajmi.net/