Sorensen bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. “Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në platformën…

Lajme

06/02/2025 21:27

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në platformën “X”.

Sorensen theksoi se i vlerëson bisedat produktive dhe ka mirëpritur ftesat që ka marrë nga kryenegociatorët për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë.

Po ashtu, Emisari i dialogut ka pritur sot në takim edhe shefin e Misionit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, për të cilin tha se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë.

“Pata një takim hyrës të mirë me @EulexHoM sot në Bruksel. Jam mirënjohës për informimin e tij mbi punën e @EULEXKosovo. Ramë dakord të bashkëpunojmë ngushtë në përpjekjet tona”, shkroi emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.