Sony do të blejë biznesin e sensorit të imazheve të Toshiba-së

Toshiba do të shesë biznesin e saj të sensorit të imazheve tek Sony për rreth 164.68 milionë dollarë. Ky lajm është bërë i ditur të shtunën nga burime të afërta me kompanitë.

Auto & Tek

25/10/2015 18:48

Sony vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i sensorëve të imazheve CMOS që përdoren tek kamerat e telefonave inteligjentë dhe disa njësi DSLR. Blerja e divizionit të Toshiba-së do ta forcojë edhe më shumë pozicionin e Sony-t kundrejt rivalëve si Samsung.

Biznesi i telefonave inteligjentë i kompanisë Sony nuk ka qenë edhe aq fitimprurës këto kohët e fundit, ndërsa ai i kamerave vazhdon t’i sjellë shumë fitime kompanisë. Këtë vit Sony hapi edhe dy fabrika të tjera në Nagasaki dhe Yamagata, të cilat i kushtuan më shumë se 1.2 miliardë dollarë.