Sonte nis “Kënga Magjike 2019”, këta janë artistët e natës së parë
Sonte nis nata e parë gjysmëfinale e festivalit "Kënga Magjike 2019", këtë herë me mision bamirës.
ShowBiz
Ndryshe nga çdo herë tjetër, sivjet “Kënga Magjike” nis me një mision bamirës, shkruan lajmi.net.
Edhe pse u diskutua që festivali të shtyhej për shkak të tragjedisë që preku vendin pas tërmetit të 26 nëntorit, producenti Ardit Gjebrea deklaroi se festivali do të mbahej në datat që ishin përcaktuar dhe të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të ndërtuar shtëpitë e familjeve të prekura nga tërmeti.
Kujtojmë se për herë të parë festivali i këngës “Kënga Magjike” vjen në formatin international. 30 artistë Big dhe 18 New Artist, në 3 net do të sjellin performanca magjike dhe në vazhdim ju sjellim artistët që do të këndojnë natën e parë.
Nata e parë:
Big & Big International
Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Fit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family;
New Artist & New International Artist:
Alex Alexander, Dario Zela, Klara Doçi, Laura & Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.
gjithë festivali është ndërtuar mbi moton “Këndojmë për të ndërtuar”, si një edicion i veçantë për të ndihmuar në fatkeqësinë natyrore që goditi vendin javën e kaluar./Lajmi.net/