​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, me fillim në orën 21:00. Takimi i parë në “Camp Nou” përfundoi me barazim 3-3, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Barcelona, sulmuesi Robert Lewandowski është rikuperuar nga…

Sport

06/05/2025 08:36

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, me fillim në orën 21:00.

Takimi i parë në “Camp Nou” përfundoi me barazim 3-3, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Barcelona, sulmuesi Robert Lewandowski është rikuperuar nga lëndimi në kofshë dhe është në dispozicion për ndeshjen, por pritet të fillojë nga stoli.

Mungesa të rëndësishme për Barcelonën përfshijnë mbrojtësit Jules Koundé dhe Alejandro Balde.

Mbrojtësi i Interir Alessandro Bastoni ka vlerësuar lartë talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e quajtur “lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”

Sulmuesi Lautaro Martínez është në dyshim për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 31 maj 2025 në “Allianz Arena”në Mynih, derisa finalisti tjetër do të dal nga ballafaqimi PSG-Arsenal që zhvillohet të mërkurën.