Soni: Më pëlqejnë Dafina e Kida
Nuk ndodh shpesh që këngëtaret të flasin hapur se cila kolege i pëlqen. Por, Soni Malaj si duket nuk e ka problem këtë, ajo në një emision hapur është shprehur, se sipas saj ndër këngëtaret më të mira që i ka skena jonë janë DafinaZeqiri dhe këngëtarja e re Kida

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Soni Malaj, në emisionin ‘Oktapod’, ka folur hapur për jetën e saj, ndërsa nuk ka lënë anash edhe kolegët.
Derisa thotë se do të pëlqente të ketë një duet e këngëtaren nga Shkupi, Tuna, aj në pyetjen e gazetarit se kush është këngëtarja më e mirë shqiptare, Soni ka thënë Dafina Zeqiri dhe një këngëtare shumë e re e skenës sonë, Kida, transmeton lajmi.net
Ndërkaq Soni shumë shpejt në publik do të vijë me këngën e saj më të re, një baladë në bashkëpunim me një këngëtar arab.