Solidaritet mes dy shteteve, FSK angazhohet në operacion humanitar në Shqipëri
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Republikën e Shqipërisë. Sipas vendimit të marrë, kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në një operacion humanitar, me qëllim ofrimin…
Lajme
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Republikën e Shqipërisë.
Sipas vendimit të marrë, kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në një operacion humanitar, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për autoritetet shqiptare, në përputhje me nevojat e identifikuara në terren.
Ky angazhim vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe në përputhje me misionin e FSK-së për kontribut në operacione humanitare dhe të mbështetjes civile.