Soldado pas disfatës nga Man Utd: Duhet të bëjmë gjithçka që të rikthehemi

Sulmuesi i Granadas, Roberto Soldado ka folur pas disfatës ndaj Manchester United në kaudër të çerekfinales së Europa League.

Sport

08/04/2021 23:10

Manchester United triumfoi në ndeshjen si mysafir në Granada, “The Red Devils” kanë avancuar me golin e Marcus Rashford.

Rashford shënoi në min (31′), për të zhbllokuar rezultatin.

Më pas në pjesën e dytë, portugezi Bruno Fernandes dyfishoi avnatazhin.

Bruno Fernandes shënoi gol nga penaltia në min (89′).

Pas ndeshjes, sulmuesi i Granadas, Roberto Soldado ka folur për emocionet e ndeshjes.

“Kur ishim fëmijë, të gjithë ëndërronim të luanim kundër një skuadre si Manchester Untied”, tha ai.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të rikthehemi, por ne jemi realistë dhe kemi marrë një goditje të madhe sot, por tani duhet të ëndërrojmë”, përfundoi Roberto Soldado./Lajmi.net/