S’ndalen largimet, Mendurim Hoti ‘divorcohet’ me Feronikelin pas shtatë viteve

Futbollisti Mendurim Hoti ka konfirmuar largimin nga FC Feronikeli.

Sport

08/06/2021 15:13

Hoti ka ndjekur hapat e disa lojtarëve të tjerë që u larguan nga “Rexhep Rexhepi”, duke iu bashkuar rivalëve, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Faleminderit klubit të Feronikelit, presidentit dhe trajnerëve per ngrohtësine e dhënë për  7 vite bashkëpunim.

Së bashku kaluam shume minuta, kohe të bukura e kujtime të pa harrueshme të cilat u gdhendën për të qëndruar gjithmone në memorien e secilit prej nesh.

Për këto 7 vite u rritem bashke, fituam shumë tituj me të cilët i bëmë krenar ata që na perkrahen në qdo kohe.

Faleminderit “Tigrat e zi” që ishit aty për mua , për ne të gjithëve për të na përkrahur.

Faleminderit bashkëlojtareve dhe secilit pjestarë të klubit për ngrohtësine, mirësjelljen dhe bashkëpunimin që kishim.

Faleminderit të gjithë juve që keni besuar dhe në një menyre apo tjetrën keni qendruar gjithmonë prane meje.

Historia do të na bashkojë gjithmone.

Nje pjesë e imja do të jetë përhere me ju”, shkroi ai.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet sulmuesi./Lajmi.net/