S’ndalen lajmet e mira – Portieri i Sllovenisë, Jan Oblak në dyshim për ndeshjen kundër Kosovës
Kombëtarja e Kosovës ka marrë lajme të mira në prag të ndeshjes ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas mediave sllovene, portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka pësuar një lëndim dhe pritet të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, transmeton lajmi.net. Portali “Sportklub.n1info.si” raporton se Oblak nuk…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka marrë lajme të mira në prag të ndeshjes ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Sipas mediave sllovene, portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka pësuar një lëndim dhe pritet të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, transmeton lajmi.net.
Portali “Sportklub.n1info.si” raporton se Oblak nuk ka stërvitur me skuadrën nga e hëna deri të mërkurën. Edhe pse nuk është kthyer në Madrid, ai ka kaluar ditët e fundit në terapi intensive dhe stërvitje fizike të lehta, duke tentuar të rikuperohet.
Megjithatë, Federata Sllovene e Futbollit dyshon se portieri nuk do të arrijë të rikthehet në kohë.
Problemet për trajnerin Matjaz Kek nuk përfundojnë këtu, pasi edhe ylli i Manchester United-it, Benjamin Šeško, është përjashtuar nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në gju.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha në kampin slloven përpara një dueli vendimtar ndaj Kosovës./lajmi.net/