Snapchat përfundoi vitin 2014 duke fituar shumë para

Vlera e aplikacionit të mesazheve mund të jetë tani më e madhe se $10 miliardë.

Auto & Tek

02/01/2015 16:48

Snapchat përfundoi vitin 2014 me një shënim mjaft të mirë: ankesa për privatësi nga FTC tani është zgjidhur, dhe kompania ka fituar një ton të tërë të parave të gatshme duke e mbyllur vitin që shkoi.

Përderisa shumica e njerëzve bënin plane se si ta kalonin ardhjen e vitit 2015, Snapchat morri një paraqitje nga SEC që tregon se vlera e kompanisë tani është ngritur për $485 milion nga një grup prej investitorëve në muajt e fundit, transmeton Lajmi.net.

Vlera e përgjithshme e kompanisë tani është $10 miliardë, sipas Bloomberg.

Përkundër vlerës së rritur të aplikacionit, përdorimi i tij nga njerëzit është duke u bërë edhe më i madh. Tani ai përdoret nga 200 milion përdorues në muaj. Siç duket viti 2015 do të jetë edhe më i mirë për kompaninë.