SMS para vrasjes: Nënë, në tualet jam, ai po vjen, do të vdes… (Foto)

“Puls. Në qëndër. Në tualet jam. Ai po vjen. Do të vdes. Thirri ata, nënë. Tash. Në tualet jam. Ai po vjen”

Bota

12/06/2016 21:13

 

Në të shtënat në klubin gej në Orlando të SHBA-ve mbetën të vrarë 50 persona, derisa në Twitter është publikuar fotografia e shkëmbimit të mesazheve të njerit nga viktimat me nënën para vrasjes.

Siç thuhet, bëhet fjalë për djaloshin me emrin Fredi i cili u vra në tualetin e klubit “Plus”, transmeton lajm.net.

Në fotografi shihen mesazhet:

“Nënë, të dua. Në klub ka të shtëna”, thuhet në mesazhin e parë.

“A je mirë?”

“Kam mbetur i bllokuar në tualet”

“Në cilin klub?”

“Puls. Në qëndër. Në tualet jam. Ai po vjen. Do të vdes. Thirri ata, nënë. Tash. Në tualet jam. Ai po vjen”.

Të kujtojmë se sulmuesi është indentifikuar si Omar Mateen. Ai është future në klubin gej në Orlandi ku i ka vrarë së paku 50 persona, kurse i la të plagosur 53. /Lajmi.net/

pulspuls1puls2puls3omarii