Smartfoni nga kjo kompani, prej tash e tutje nuk do iu lejojë të instaloni rrjetet e famshme sociale

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook ka ndërmarrë një sërë hapash për të ndaluar instalimin e aplikacioneve të tij në telefonat Huawei që do të dalin në treg në të ardhmen.

Auto & Tek

10/06/2019 20:26

Ndalimi përfshin aplikacionin kryesor të Facebook, si dhe aplikacionet nga kompanitë e saj si Messenger, WhatsApp dhe Instagram, transmeton lajmi.net.

“BBC” bën me dije se personat që posedojnë telefon nga kompania Huawei dhe kanë aplikacionet përkatëse të instaluara mund të vazhdojnë t’i përdorin ato.

Por, përjashtim bëhet për modelet e ardhshme nga kjo kompani prodhuese smartfonësh.

Ky veprim vjen pas futjes në listën së zezë të Huawei, nga autoritetet amerikane, që rezulton në ndalimin e blerjes së mallrave në SHBA.

Huawei nuk ka komentuar vendimin e Facebook ende. /Lajmi.net/