Smartfoni më i ‘bukur’ ndonjëherë, ja disa fotografi të tij
Kompania Oppo lansoi smartfonin 'Find X' qershorin e kaluar, i cili bëri bujë në internet në sajë të dizajnit mahnitës të pajisjes.
Auto & Tek
‘Find X’ duket i ngjashëm me iPhone XS të gjigantit Apple, por posedon një ekran më të hollë, transmeton lajmi.net.
Fotot më poshtë i ka sjellë Lewis Hilsenteger nga kanali ‘Unbox Therapy’ në YouTube, i cili arriti të “fus” duart në ‘Find X’, për ta filmuar atë për të gjithë.
‘Find X’ përmban një ekran OLED prej 6.4 inç, të ndërtuar nga Samsung, i cili momentalisht ka ekranet më të mira të smartfonëve në botë – ato janë të paraqitura në iPhone dhe në Samsung Galaxy S.
Ndërsa pjesa e përparme e telefonit duket si iPhone X, pjesa e prapme është e pjerrët dhe e rrumbullakosur sikur Galaxy S9.
Ndiqeni smartfonin hibrid në dizajn në fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/