Smartfoni i Xiaom-it që po i bën konkurrencë iPhone-it e Samsung-ut

Prodhuesi kinez i telefonit Xiaomi ka lancuar smartfonin e tyre të parë në Britani të Madhe, pasi kompania përpiqet të sfidojë emrat prominent si Apple dhe Samsung.

Auto & Tek

09/11/2018 19:42

Kompania njoftoi se telefoni i tyre Mi 8 Pro do të dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar të premten – herën e parë që pajisja ka qenë e disponueshme jashtë Kinës, transmeton lajmi.net

Xiaomi është tashmë krijuesi i katërt më i madh në botë nga pjesa e tregut, prapa vetëm Samsung, Huawei dhe Apple.

Mi 8 Pro përfshin një sensor gjurmësh të gishtave të ndërtuar në ekranin AMOLED 6.2in dhe kamerat e pasme me 12 megapikselë. Përdor Snapdragon 845 procesor dhe posedon sistemin operativ Android të Google.

Xiaomi do të shesë Mi 8 Pro duke filluar nga përreth 575 euro, si pjesë e një strategjie që po e quan “ndershmëri në çmime”./Lajmi.net/