Smartfoni i palosshëm më i shpejtë në botë, vjen nga Kina

Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei lansoi sot një smartfon të ri të ekranit të palosshëm, i cili do të zhvillohet në rrjetin 5G dhe do të kushtojë dy herë më shumë se iPhone i fundit, përkatësisht 2.300 euro, transmeton lajmi.net.

Auto & Tek

24/02/2019 23:30

Huawei zbuloi telefonin ‘Mate X’ në prag të një veprimtarie katër ditore të industrisë në Spanjë, për të shfaqur pajisje të reja.

Shefi ekzekutiv Richard Yu tha se pajisja është në gjendje të përmbushë kërkesat e konsumatorëve për ekran më të madh dhe jetë më të gjatë të baterisë .

Por ajo që është më pak e qartë është nëse do të kënaqë kërkesat e përdoruesve për privatësi, me Huawei nën dyshimin e shefave e inteligjencës perëndimore që druajnë se kompania punon si një front për aparatin e madh spiun.

I pa-palosur, ekrani i Mate X është 8 inç diagonalisht, duke e bërë atë në madhësinë e një tableti të vogël.

Periudha zyrtare e lansimit nuk është bërë e ditur saktësisht, megjithatë shefi i Huawei ka bërë të ditur se do të dalë në treg të smartfonëve gjatë sezonit të verës. /Lajmi.net/