Smajl Latifi shpreh ngushëllime për motoçiklistin që humbi jetën në një aksident trafiku në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Muhamed Kabashit, në një aksident trafiku me motoçikletë. Ai ka thënë se do Muhamedin do ta kujtojnë si djalë të dashur e të përkushtuar për familjen e shoqërinë, e me vlera njerëzore që i shprehte me dashuri me njerëzit e afërt. “Në emrin tim dhe…

Lajme

03/11/2025 13:49

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Muhamed Kabashit, në një aksident trafiku me motoçikletë.

Ai ka thënë se do Muhamedin do ta kujtojnë si djalë të dashur e të përkushtuar për familjen e shoqërinë, e me vlera njerëzore që i shprehte me dashuri me njerëzit e afërt.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Muhamedin! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: