Sky Sports: Real Madrid ishte gati të ofronte 220 milionë euro sot për Mbappe

Mediumi i madh anglez "Sky Sports", raporton se sulmuesi Kylian Mbappe do mbetet te PSG.

Sport

31/08/2021 19:21

PSG ka vendosur ta mbajë francezin, andaj edhe nuk ka kthyer përgjigje drejtë ofertave të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Reali e do me ngulm Mbappen dhe siç raporton mediumi anglez, ishin gati të paguanin plotë 220 milionë euro sot (e martë).

Por, qëndrimi i PSG-së mbetet i njëjtë dhe nuk do e shesin, derisa do provojnë ta bindin për të rinovuar kontratën.

Deri me tani, Mbapppe ka refuzuar gjashtë propozime të PSG-së, ngase ëndërron të luajë për “Los Blancos”./Lajmi.net/