Skuteri i mençur elektrik

Prodhuesi i skuterëve Gogoro ka prezantuar një skuter të mençur dhe një program të baterisë së tij i cili është i dizajnuar që ta zëvendësojë procesin normal të mbushjes së mjetit elektrik dhe pritjes deri sa të mbushet.

Auto & Tek

09/01/2015 17:37

Gogoro është duke krijuar disa stacione ku bateria e këtyre skuterëve do të mbushej pa problem në qytetet në të cilat skuterët janë shumë të popullarizuar.

Sipas Gogoro, nëse dëshironi që ta blini një skuter, duhet të jeni të sigurt se keni një numër të konsiderueshëm të stacioneve mbushëse rreth vendeve ku planifikoni që ta vozisni këtë skuter, transmeton Lajmi.net.

Fillimi i mbushjes së baterisë së skuterit është një proces i thjeshtë. Juve do të ju duhet vetëm ta hapni aplikacionin zyrtar të Gogoro në celularin tuaj, ta gjeni stacionin më të afërt, dhe më pas t’i fusni bateritë në ndonjërën prej prizave mbushëse dhe gjithçka kryhet shumë shpejtë.

Më pas e fusni atë në skuter dhe vazhdoni udhëtimin. Ky proces merr vetëm një minutë kohë, sipas kompanisë.