Skuadra ruse me ofertë të majme për Hysajn
E ardhmja e Elseid Hysajt mund të jetë në Superligën e Rusisë.

Sport
Është skuadra e madhe e këtij vendi, Spartak Moscow, që po kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Spartak ka paraqitur një ofertë prej shtatë milionë euro te Napoli për shërbimet e Hysajt, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, përcjell lajmi.net.
Elseid Hyajt i është ofruar kontratë tri vjeçare, ku do të fitojë tre milionë euro në sezon.
Në Rusi luan edhe anësori nga Kosova, Bernard Berisha, që është pjesë e Akhmat Grozny./Lajmi.net/