Skuadra më e mirë në histori të Premierligës? Shearer jep mendimin e tij

Një nga sulmuesit më të mirë që ka njohur historia e Premierligës, Alan Shearer, ka dhënë mendimin e tij rreth skuadrës më të mirë në historinë e kësaj gare.

Sport

20/05/2019 17:29

Dy sezonet e jashtëzakonshme të Manchester City, kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë se është skuadra më e mirë angleze në histori.

Lojtarët e udhëhequr nga Pep Guardiola kanë grumbulluar 198 pikë në dy sezone, duke vendosur një standard të jashtëzakonshëm.

Por, është edhe skuadra e Manchester United ajo që më parë kishte fituar tripletën, e që qëndron në konkurrencë me Cityn aktual.

Alan Shearer ka thënë se ka luajtur kundër fituesve të tripletës (Man Utd 1998/99), por Manchester City po bën diçka të re, duke lënë të kuptohet se ‘Citizens’ sipas tij janë ana më e mirë në historinë e Premierligës, transmeton lajmi.net.

Manchester City ka arritur që këtë edicion të fitojë titujt e Premierligës, Kupës FA dhe Kupës së Ligës.

Skaudra e Guardiolas ishte eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga Tottenham Hotspur, falë golit të shënuar si mysafirë. /Lajmi.net/