Skuadra e njohur aksidentalisht zyrtarizon Ibrahimovicin (FOTO)
Zlatan Ibrahimovic mund të bashkohet me Roberto Mancinin në Rusi.
Sport
35 vjeçari ka mbetur pa skuadër pas largimit nga Manchester United, derisa po rikuperohet pas një lëndimi të rëndë që pësoi në muajin prill.
Sipas ‘MercatoRetweettato’, skuadra e Zentit ka filluar ta ndjekë Ibrahimovicin në Instagram.
Kjo faqe aksidentalisht ka postuar një fotografi të suedezit në fanellën e Zenit, për ta fshirë menjëherë.
Kujtojmë se Zenit ka për trajner Roberto Mancinin, me të cilin Ibrahimovic ka punuar te Inter./Lajmi.net/